Zyrtare: Genc Nuza, ndan drejtësinë në Europa League

Gjyqtari më i mirë në vendin tonë, Genc Nuza ka marr një lajm të mirë. Nuza është përzgjedhur për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen për Europa League.

Është takimi, Vaduz – Breidablik, që zhvillohet në Lituani, i vlefshëm për ndeshjen kthyese, me atë të parën që u mbyll pa gola. Nuza nuk do të jetë gjyqtari i vetëm nga Kosova, pasi që të tillë janë edhe tre të tjerë.

Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa i katërti është Dardan Çaka. Ballafaqimi kthyes do të jetë shumë interesant duke e ditur që ndeshja e parë u mbyll 0:0 dhe padyshim që edhe katërshja e gjyqtarëve kosovarë do ta kenë një rol të rëndësishëm.