Zyrtare: Qeveria merr vendim për masat e reja

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë marrë vendime të reja lidhur me masat kundër Covid-19.

Të gjitha propozimet e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia janë miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Vendi mbyllet nga nesër, 6 deri më 18 prill.

Ora policore hynë në fuqi nga ora 22:00 deri në orë 05:00.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Në vendimin e masave të reja është edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përjashtim bëjnë rastet emergjente.

Masat e reja i ka kumtuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke vazhduar.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Po ashtu të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.