Zyrtare: SHBA heq Turqinë nga programi i fluturimit F-35

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ka larguar Turqinë nga programi i saj i fluturimeve F-35, pasi Ankaraja mori pjesët e para të sistemit mbrojtës të raketave ruse S-400.

SHBA thotë se “F-35 nuk mund të bashkëjetojë me një platformë të grumbullimit të inteligjencës ruse që do të përdoret për të mësuar rreth aftësive të saj të avancuara”.

Ditëve të kaluara Turqia pranoi kontigjentin e parë të sistemit rus të mbrojtjes ajrore përkundër kundërshtimit të NATO-s dhe paralajmërimit të SHBA-ve për vendosje të sanksioneve ndaj saj.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha: “Për fat të keq, vendimi i Turqisë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400 e bën
të pamundur përfshirjen e saj në programin F-35.

“Turqia ka qenë partner afatgjatë dhe besnik dhe aleat i NATO-s për mbi 65 vjet, por pranimi i S-400 i minon angazhimet që të gjithë aleatët e NATO-s i bëjnë njëri-tjetrit për t’u larguar nga sistemet ruse”, ka deklaruar Grisham, raporton BBC.

Diagram of how S-400 missile system works