Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë.
Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.
“Deri në orën 15:00 dalja në zgjedhje ka qenë 29.76 për qind, apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381. Në vitin 2017 dalja në zgjedhje ka qenë 31 për qind. ”, është shprehur Daka.
“Në Mitrovicën e Veriut dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 është 30.3 për qind, apo shtatë mijë e 62 qytetarë. Dalja në zgjedhje në vitin 2017 në këtë komunë ka qenë 29 për qind deri në orën 15:00”, tha Daka.
Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së coronavirusit, ky proces u pamundësua.
Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021.
Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.
Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.
Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate. /Telegrafi/