ZYRTARE: Shtyhet derbi Livepool – Arsenal, kjo është arsyeja

Ballafaqimi i Liverpoolit kundër Arsenalit është shtyrë për shkak të numrit të rasteve të COVID-19 në klubin e Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.Kjo ndeshje ishte paraparë për t’u luajtur nesër në kuadër të gjysmëfinales së Carabao Cup.

Megjithatë skuadra e Liverpoolit ka disa raste pozitive me COVID-19 në skuadër, si dhe disa mungesa të ndryshme, andaj EFL ka vendosur të shtyejë ballafaqimin për një datë tjetër.

/GazetaBlic Sport