Zyrtare: UEFA anulon takimin mes Dritës dhe Linfieldit në Ligën e Kampionëve

UEFA  ka konfirmuar se ka anuluar takimin në mes të Drites dhe Linfieldit për parakualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Klubi kosovar është ankuar se shtëpia e futbollit ka bërë padrejtësi ndaj tyre në testimet e fundit të bëra ndaj lojtarëve të tyre.

“Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n për të izoluar ekipin e Dritës pasi që një lojtar i dytë nga skuadra kosovare u testua pozitivisht për Covid-19, ndeshja mes Dritës dhe Linfield nuk do të zhvillohet”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit evropian.

Pas njoftimin nga UEFA edhe Drita ka bërë të ditur se takimi i tyre është anuluar.

“Ju njoftojmë qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandës se Veriut, Linfild është anuluar.

Vendimi është marre nga autoritetet zvicerane pre shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditët ne vijim nga komisioni i diciplines”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /Telegrafi/