Zyrtare: UEFA hap hetim ndaj Anglisë pas fitores ndaj Danimarkës

UEFA ka hapur hetim ndaj Kombëtares së Anglisë pas përdorimit të lasereve nga fansat në drejtim të Kasper Schmeichel, raporton Insporti.

Momenti vendimtar i gjysmëfinales së dytë të EURO2020, erdhi kur gjyqtari i takimit akordoi penallti në favor të Anglisë. Teksa Harry Kane po bëhej gati ta ekzekutonte 11 metërshin, tifozët anglezë penguan pamjen e Kasper Schmeichel.

Schmeichel priti goditjen e Harry Kane, por sulmuesi anglez realizoi nga topi i kthyer.

Video: Kasper Schmeichel saved Harry Kane's penalty despite idiotic fan  shining a laser at his face | CaughtOffside

Federata e Futbollit të Anglisë poashtu është duke u hetuar për zhurmën e tifozëve gjatë intonimit të himnit danez, si dhe për fishekzjarre në stadium./Insporti.com/