ZYRTARE: UEFA ndryshon një nga rregullat kryesore në Futboll

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se ka larguar rregullin e njohur për ‘golin e mysafirit’ i cili vlente më shumë sesa një gol i shënuar si vendas.

Dita e sotme (e enjte) ka sjell disa ndryshime të pritura tashmë në futbollin evropian.

Është shtëpia e sportive, UEFA që ka njoftuar rreth një ndryshimi të rëndësishëm.

Është fjala për rregullin e golit të mysafirit, i cili është larguar tashmë dhe nuk do të jetë i vlefshëm nga sezoni e ri.

“Rregulli i golave ​​jashtë do të hiqet nga të gjitha garat e klubeve të UEFA-s nga sezoni 2021/22”.

“Shortet në të cilat të dy ekipet shënojnë të njëjtin numër golash në të dy ndeshjet tani do të kenë dy pjesë nga 15 minuta kohë shtesë, dhe, nëse kërkohet,  penalltitë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/