Zyrtarët policorë gjuhen me armë zjarri në Podujevë

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë sot në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se i dyshuari së bashku me tre persona të tjerë janë futur me forcë në një shtëpi në këtë fshat dhe gjatë ikjes njëri nga ta kishte shtënë në drejtim të policisë.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha ajo.