Zyrtari i Ministrisë tregon pse u shtri në veturë zyrtare

Kjo është vetura zyrtare e zëvendësministrit të Bujqësisë, Shukri Maxhuni.

Një ditë më parë, në të njëjtin automjet, u pa dikush i shtrirë gjatë qarkullimit nëpër rrugë.

E edhe gjatë së mërkurës, ulësja përpara qëndronte në të njëjtën pozitë.

Për televizionin T7, zëvendësministri Shukri Maxhuni, dha një arsye për gjithë këtë ngjarje.

Sipas tij, ai nuk e ka keqpërdorur veturën e tij zyrtare.

“Pas një dite të lodhshme në fakultet ka jom kthy ndoshta siç e kanë shpreh ata nuk është keqpërdor”.

Sipas Maxhunit, ai ishte shtrirë në atë mënyrë në veturë, për shkaqe shëndetësore.

“S’ka të bëj me ndonjë fodollak a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën më është dashtë me shtri ka qenë një moment 15 minuta… dhe e ka kap dikush”.

Ky zyrtar tha se ishte shëndeti që e obligoi të shtrihet në veturë zyrtare.

Por të tilla automjete, shpesh u keqpërdorën për qëllime të tjera, nga zyrtarë në institucionet e Kosovës.

Në Ministrinë e Administratës Publike, thonë që secili institucion duhet të bartë përgjegjësi për mënyrën se si përdoren veturat zyrtare.

/Gazeta Express, link: https://www.gazetaexpress.com/zyrtari-i-ministrise-tregon-pse-u-shtri-ne-veture-zyrtare//