Levizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti, e për t’ia arritur qëllimit do ti duhet edhe ndihma e Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas kësaj Drejtori i Komunikimit i PDK-së, Bashmir Xhemaj është tallur me LVV-në në rrjetin social Facebook, përcjell Lajme365.
”ERDHI DITA: LVV I KERKON BASHKEPUNIM PDK-së ”, ka shkruar me ironi Xhemaj.
Në ditët në vijim do të kuptojmë se a do të mund LVV-ja dhe PDK-ja të kenë bashkëpunimim e tyre të parë, për ta rrëzuar Qeverinë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti./lajme365.com