Zyrtari i VV-së: Nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e drejta e mërgimtareve sot iu kthye nga vendimi që morri Gjykata Supreme.

Rrustemi tha se sot do të numërohen këto vota, ndërsa nesër ka mundësi të shpallen rezultatet përfundimtare.

Ja postimi i tij i plotë:

“Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin. Sot, e drejta e tyre u rikthye. Votat nga mërgata do të numërohen sonte. Nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare”, shkruan Rrustemi.