Zyrtari komunal kanos drejtorin:”Do ta fus plum në kokë”

Zyrtari i Drejtorisë së Emergjencave në Komunën e Pejës, Gani Krasniqi raportohet të ketë kërcënuar Jeton Abazajn, drejtor i financave në këtë komunë.

Rasti thuhet të ketë ndodhur, pasiqë Abazaj nuk e kishte futur Krasniqin në listen e e përfitimeve të shumës prej 1000 e 58 eurove, që qeveria ka ndarë për puntorët e zjarrëfiksave në Kosovë.

Pas kësaj, zyrtari i emergjencave ka shkuar në zyrën e drejtorit të financave, duke e kërcënuar me fjalët:”do ta fus plum në kokë”, raporton ‘Sinjali’, e që rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Ndryshe, Abazaj duke sqaruar rastin, citohet të ketë thënë se arsyea e mos përfshirjes së Krasniqit në këtë listë është se, ai nuk i takon ekipit të zjarrëfiksave por administratës së drejtorisë së emergiencave.

Pas këtij veprimi, zyrtari Gani Krasniqi është dërguar për 48 orë në mbajtje në polici.