Zyrtarisht shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Kamenica do të bëhet me shkollë të muzikës që nga shtatori.

Ai së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe drejtorët e arsimit nga dy komunat nënshkruam marrëveshjen që dega e shkollës së muzikës të filloj funksionimin edhe në Kamenicë.

Nxënësit që kanë vijuar mësimin në Gjilan, tani do të kenë mundësinë që shkollimin në këtë fushë ta ndjekin në komunën tonë, pa u shkaktuar shpenzime për të udhëtuar në një qytet tjetër./lajme365/

Falënderoj kryetarin Haziri për bashkëpunimin, ndërkaq uroj që marrëveshjet e tilla ndërkomunale të shërbejnë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tonë.

Urime për artistët tanë të rinj.-shkruan tutje Qëndron Kastrati/lajme365/

Zyrtarisht shkolla e muzikës nga shtatori edhe në Kamenicë😍🎹🎻Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe drejtorët e…

Posted by Qëndron Kastrati on Thursday, August 6, 2020