Zyrtarja e LDK’së, pas fshirjes së komunikatave nga VV’ja: Qytetarët nuk harrojnë

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ardita Dushi, ka reaguar pasi Vetëvendosje fshiu deklarata nga uebfaqja e tyre.

Dushi në një postim ka shkruar se vendimet, deklaratat, veprimet, kundër shtetit dhe atyre që ndërtuan shtetin, nuk harrohen, shkruan Gazeta Express.

“Qytetarë nuk harrojnë- pavarësisht se a hiqen ato deklarata nga webfaqet. Historia nuk është statut partiak dhe nuk mund të ndryshohet sa herë që kokat e “plenumit” mendojnë ta vënë atë në sherbim te tyre për një grusht vota”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo u shpreh se “historia është aty dhe aty do të mbetet. Mjerë ata që kurrë nuk kanë qenë në anën e drejtë të saj”.

Ardita Dushi, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listen e LDK-së me numër 9. /Gazeta Express/